Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, asgjësohen 9.600 bimë narkotike Cannabis Sattiva

Vlorë, asgjësohen 9.600 bimë narkotike Cannabis Sattiva
September 15
09:27 2016

Policia e Vlorës ka asgjësuar një sasi prej 9.600 lëndësh narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bima narkotike u gjet e mbjellë në disa fshatra të Vlorës dhe u asgjësua përmes djegies me zjarr.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Vlorë Policia vijon aksionin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen rreth 9.600 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Këto bimë narkotike janë gjetur të mbjella në fshatrat Llakatund, Dushkarak dhe Kuç të Vlorës. Bimët ishin të kultivuara në zona të thella pyjore anës luginave, në toka pa pronarë dhe u asgjësuan me anë të djegies me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje