Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, asgjësohen 7,700 rrënjë bimë narkotike, në kërkim kultivuesit

Vlorë, asgjësohen 7,700 rrënjë bimë narkotike, në kërkim kultivuesit
September 06
09:46 2016

Policia e Vlorës ka kryer asgjësimin e 7,700 rrënjëve bimë narkotike të mbjella në disa fshatra, kultivuar përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër  pyjet e fshatrave. Ka nisur hetimi për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Në kuadër të aksionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 24 orëve të fundit është bërë asgjësimi i 60 parcelave me rreth 7.700 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Cerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë, të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, që nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje