Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, asgjësohen 4650 bimë kanabis, në pranga dy persona

Vlorë, asgjësohen 4650 bimë kanabis, në pranga dy persona
October 21
17:58 2016

Në vijim të operacioneve kundër drogës janë asgjësuar 4650 bimë narkotike Cannabis Sattiva, në fshatrat Kallarat dhe Mesaplik dhe janë sekuestruar 3 kg lëndë narkotike. Gjithashtu kanë rënë në pranga dy shtetas, ndërkohë që ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj një të treti.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jashtë saj, të llojit Cannabis Sattiva.

Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetas (brenda kasolles) si autorë të dyshuar në lidhje me posedimin dhe kultivimin e këtyre bimëve narkotike: Besmir Spaho, 30 vjeç, banues në Vlorë; Erald Gjonbrati, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Mesaplik, policia ka konstatuar tre kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2500 bimë narkotike të thara, 250 bimë të mbjella përreth tyre, si dhe ka sekuestruar një thes me 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva (në formë bohçesh).

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin K.Ll., 64 vjeç, për “Moskallëzim krimi”. Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Dukat të Vlorës, policia ka asgjësuar rreth 1600 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në një parcelë pranë vendit të quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, për të cilat po punohet për kapjen e kultivuesve të tyre.

Po punohet për konstatimin e ambienteve të tjera me lëndë narkotike dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje