Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, asgjësohen 14.400 rrënjë bimë narkotike, në kërkim kultivuesit

August 18
10:59 2016

...

Policia e Vlorës ka bërë me dije asgjësimin e një sasie prej 14,400 rrënjë bimë Cannabis Sattiva përmes copëtimit dhe djegies. Ka nisur hetimi për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Policia e Vlorës

Asgjësohen 8 parcela me rreth 14.400 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Beshisht dhe Roms, të cilat ishin të kultivuara në tokë dhe kubikë nëpër pyjet e këtyre fshatrave. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të copëtimit dhe djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje