Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, asgjësohen 12 parcela me 1527 bimë kanabis

Vlorë, asgjësohen 12 parcela me 1527 bimë kanabis
August 17
10:52 2016

Policia e Vlorës ka asgjësuar 12 parcela me rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Asgjësimi i bimëve narkotike u krye me anë të djegies, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Policia asgjëson 12 parcela me rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Peshkëpi dhe Kaninë të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në mesin e pyjeve dhe anës lumenjve të këtyre fshatrave.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje