Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, arrestohet zyrtari i policisë që donte të ndryshonte rrethanat e aksidentit

Vlorë, arrestohet zyrtari i policisë që donte të ndryshonte rrethanat e aksidentit
November 30
10:07 2016

Shefi i hetimit të aksidenteve në qytetin e Vlorës është vënë në pranga nga policia, pasi ka tentuar të ndryshojë rrethanat e aksidentit që i mori jetën 17-vjeçarit Kristi Panajoti.

Myslym Ismailaj, 55 vjeç, ditën e aksidentit ka kryer veprimet përkatëse proceduriale dhe sipas policisë u ka kërkuar familjarëve të shoferit të mjetit që ra në gropë, që djali i tyre, Petro Bego, të deklaronte se kishte probleme me shikimin, duke bërë si shkaktar të aksidentit shikimin e dobët dhe jo mungesën e sinjalistikës përkatëse në rrugë.

Më herët, për shkak të këtij aksidenti janë arrestuar 3 persona të tjerë, punonjës dhe inxhinierë të firmës që zbatonte projektin e rrugës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje