Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, aksidenti i Lungomares, jep vendimin gjykata

Vlorë, aksidenti i Lungomares, jep vendimin gjykata
December 01
11:26 2016

Disa ditë pas aksidentit që i mori jetën 17-vjeçarit Kristi Panajoti në Vlorë, sot gjykata ka dhënë masën e sigurisë për personat e arrestuar si përgjegjës për ngjarjen.

Gjykata ka lënë në burg Ilirian Tahmazin, përgjegjës i sigurimit teknik dhe ka dhënë masën “arrest shtëpie” për inxhinierin Tomorr Ceno.

Një ditë më parë, drejtuesi i mjetit të aksidentuar Petraq Bejo u la në arrest shtëpie, ndërkohë që u arrestua shefi i hetimit të aksidentit në polici, Mynyr Ismailaj, seanca për të cilin pritet të bëhet në ditët në vijim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje