Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, aksident me vdekje. Ksamil, humb jetën një pushues i huaj

Vlorë, aksident me vdekje. Ksamil, humb jetën një pushues i huaj
August 06
14:14 2017

Dy ngjarje të rënda janë shënuar në jug të vendit mesditën e sotme.

Në Vlorë mësohet se ka ndodhur një aksident me vdekje në aksin Vlorë-Orikum.

Rreth orës 13:30 të ditës së sotme, Salla Operative e Policisë së Vlorës është njoftuar nga një telefonatë se në aksin rrugor Orikum-Vlorë, një automjet tip “Mercedes Benz” ka aksidentuar një shtetas këmbësor.

I dëmtuari, shtetasi N.B., 67 vjeç, është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka ndërruar edhe jetë.

Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë shtetasi A.B., 27 vjeç, i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë për hetimet e mëtejshme të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”,- bën me dije policia.

Ndërkohë që në Ksamil është shënuar një tjetër vdekje turisti, pasi një shtetas polak ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para nga policia, dje në qendrën shëndetësore Ksamil është shoqëruar nga familjarët shtetasi polak F.S., 66 vjeç.

Mësohet se 66-vjeçari ka qenë me probleme kardiake dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihet ende nëse turisti e ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje