Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlorë, 17-vjeçari tenton të përdhunojë adoleshenten, e mitura rrëfen tmerrin në polici

Vlorë, 17-vjeçari tenton të përdhunojë adoleshenten, e mitura rrëfen tmerrin në polici
July 10
10:20 2017

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 17- vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur 14-vjeçare.

Kallëzimi është bërë nga e reja, me inicialet E. R., 14 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi me inicialet F. Ç., ditën e djeshme rreth orës 06:30 të mëngjesit ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë.

Materialet u referuan në prokurori për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, ndërkohë policia po punon ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Policia arreston në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, shtetasin:

– F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 09.07.2017, seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetasja E.R., 14 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se:

Më datë 09.07.2017, rreth orës 06:30, shtetasi F.Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë).

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet u referuan në prokurori për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal.

Shperndaje