Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlerësohet me “Medaljen e Mirënjohjes”, aktorja Hajrie Rondo: Do i ngjit sërish shkallët e karrierës

Vlerësohet me “Medaljen e Mirënjohjes”, aktorja Hajrie Rondo: Do i ngjit sërish shkallët e karrierës
October 22
13:53 2016

Aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo, e cila njihet për një karrierë të gjatë në skenë, është vlerësuar së fundmi me çmim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një takim të veçantë zhvilluar ditën e sotme dhe ku merrnin pjesë edhe aktorë të tjerë, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi aktores “Medaljen e Mirënjohjes” në emër të qytetarëve të Tiranës për kontributin që ajo ka dhënë ndër vite. Pasi fitoi betejën me sëmundjen, ajon vjen përpara publikut shqiptar si personazh i komedisë “Tre dhëndurët”.

“Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzakonshëm që more përsipër këtë sfidë, dhe duke marrë përsipër këtë sfidë, u ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi dhe dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde sot janë bërë me krahë. Të falënderojmë shumë dhe të japim këtë medalje, si mirënjohje dhe respekt nga i gjithë qyteti i Tiranës, për gjithë kontributin tënd ndër vite, sidomos për kurajën që na ke dhënë këto ditë, duke u rikthyer në skenë, e duke na e rikthyer shpresën të gjithëve”,- mësohet të jetë shprehur Veliaj.

Nga ana e saj, aktorja Hajrie Rondo falënderoi kryebashkiakun për vëmendjen dhe premtoi se do të vazhdojë të përpiqet për t’i ngjitur sërish ato shkallë të karrierës, pasi skena është shtëpia e saj. /Blitz.al/

cmim2

Komento
Etiketimet
Shperndaje