Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vlahutin: E çuditshme si gjyqtarët shqiptarë që marrin 800€, janë tejet të pasur

Vlahutin: E çuditshme si gjyqtarët shqiptarë që marrin 800€, janë tejet të pasur
August 03
12:08 2016

Në një intervistë për radion gjermane “Deutschlandfunk”, ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka shprehur habinë e saj si gjyqtarët shqiptarë me një rrogë mujore deri në 800 euro, janë tejet të pasur. Ajo shprehet se pas viteve ’90, pas kohës së komunizimit, mjaftonte një kurs gjashtëmujor për të përgatitur gjyqtarët e rinj, përcjell Blitz.al.

Më tej, ajo shprehet se pas miratimit të reformës në drejtësi, gjyqtarët dhe prokurorët do i nënshtrohen hetimit për pasurinë e tyre.

“Me reformën në drejtësi, gjyqtarët do kalojnë në të ardhmen në një proces hetimi, për të zbuluar lidhjet e tyre me krimin e organizuar dhe për të mësuar për të ardhurat e tyre. Nuk është sekret, që disa gjyqtarë këtu janë ndër njerëzit më të pasur në vend- edhe pse marrin 800 euro në muaj.”, është shprehur Vlahutin. /Blitz.al/

Komento