Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vladimir Putin kërcënon SHBA-të: “Nëse zgjidhni Hillary Clinton do të ketë luftë!”

Vladimir Putin kërcënon SHBA-të: “Nëse zgjidhni Hillary Clinton do të ketë luftë!”
October 13
19:52 2016

Një dokument i Ministrisë së Mbrojtjes ruse po qarkullon në mediat e Kremlinit, ku shkruhen ato ç’ka janë diskutuar mëngjesin e sotëm në një mbledhje të posaçme nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Në këtë mbledhje me drejtuesit e Flotës Ajrore (Aerospace Defence Forces), Putin ka urdhëruar përshpejtimin e vendosjes së dy sistemeve të tjera raketore në Perëndim, si dhe pozicionimin e satelitëve kundër qyteteve të rëndësishme perëndimore. Ai gjithashtu u ka thënë liderëve të ushtrisë se nëse Hillary zgjidhet si presidente do të ketë luftë.

Sipas këtij dokumenti, sistemi i rëndë raketor, ndër më të frikshmit në botë, “Angara”, do të pozicionohet në kufijtë perëndimorë të Rusisë me Europën në fund të dhjetorit.

Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë për administratën e Obamës dhe për vetë presidentin e SHBA-së, pas deklaratave të tij se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet presidenciale.

Putin beson se Clinton do ta fusë Amerikën një cikël luftërash të pafundme dhe do të aplikojë Planin e Përkohshëm të Luftës, siç ishte ai i pas Luftës së Dytë Botërore, plani “Marshall”. Ndërsa Trump, sipas  Putin, do ta nxjerrë vendin nga një cikël agresionesh dhe konfliktesh e të çlirojë liderët europianë nga “sundimi” amerikan. A do të arrijë vallë Trump të fitojë kundër Clinton? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje