Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vladimir Gjuta kërkon lirinë në gjykatë një ditë para nisjes së procesit gjyqësor

Vladimir Gjuta kërkon lirinë në gjykatë një ditë para nisjes së procesit gjyqësor
September 20
13:13 2016

Nga Anduena Llabani

Vladimir Gjuta kërkon lirinë në sallën e Gjykatës së Tiranës. Në një seancë pothuajse jashtë vëmendjes së mediave, Gjuta ka paraqitur një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë. Gjuta u  arrestua nën akuzën “Dhunë në familje”, pasi dyshohet se dhunoi babanë. Procesi ndaj tij pritet të nisë nesër (e mërkurë).

Pas lirimit nga akuza e tritolvënies ndaj biznesit të babait të ministrit Saimir Tahiri, Vladimir Gjuta u kthye sërish në qeli, pas denoncimit të babait të tij. Gjykata e Tiranës vendosi më 22 qershor të këtij viti masën e sigurisë “arrest me burg” për 36-vjeçarin, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe thyerje të masës së sigurisë. Por më vonë, babai dhe familjarët e tij theksuan se nuk kishin dëshmuar asnjëherë se Vladimiri kishte ushtruar dhunë.

Vladimir Gjuta u arrestua qershorin e vitit të kaluar bashkë me nipin e tij Baftjar Bruka, i akuzuar si organizator i vendosjes së tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por më 5 maj ai u lirua nga burgu për mungesë provash.

Komento
Shperndaje