Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjen paralajmërimi i Lulzim Bashës: Së shpejti, fakte tronditëse për ministra të tjerë të Ramës

Vjen paralajmërimi i Lulzim Bashës: Së shpejti, fakte tronditëse për ministra të tjerë të Ramës
October 17
19:52 2017

Fakte të tjera tronditëse do të publikohen për ministra të tjerë të Ramës. Këtë e ka paralajmëruar pasditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, pas publikimit në profilin e tij në “Facebook” të dosjes së plotë të hetimit të autoriteteve italiane për bandën e Habilajve, Basha akuzon drejtpërsëdrejti Ramën.

“Provat e hetimit tregojnë se narkotrafikantët kanë kontribuar miliona euro në fushatën e Edi Ramës. 1400 herë Rama ka mbrojtur Tahirin. Rama burgosi Dritan Zaganin dhe mbrojti Tahirin. Rama e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm. Sot Edi Rama shiti Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Ramës me Shullazin dhe me Habilajn. Fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim për të tjerë ministra të Ramës. Gjithçka është bërë në dijeni të Ramës, në dosjet e Habilajt”, tha Basha.  /Blitz.al/

Shperndaje