Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vjedhja e CEZ-it, merret në mbrojtje dëshmitari i akuzës

September 09
15:47 2016

...

Nga Anduena Llabani

Policia e Shtetit merr në mbrojtje dëshmitarin “kyç” të çështjes “CEZ-DEA”. Ish-juristi përgjegjës i OSHEE-së për çështjet e arbitrazhit pretendon se është kërcënuar me jetë. I shoqëruar nga punonjës të repartit Renea dhe mbrojtjes së dëshmitarëve, Romeo Karaj u paraqit në orën e saktë për të dhënë dëshminë e tij. Ai pritet të dëshmojë kundër Katriot Ismailajt, ish-administratorit të borxheve të CEZ.

Në kohën kur Karaj punonte si jurist në emër të OSHEE-së, ai paraqiti një padi dëmshpërblimi në vlerën e 8 milionë eurove, shifër të cilën duhej ta paguante Kastriot Ismailaj. 
Padia nuk u bë pjesë e këtij procesi, ndërsa sot, 7 muaj më pas, kur Ismailaj akuzohet nga shteti për vjedhje me pasoja të rënda dhe mashtrim, Romeo Karaj është në rolin e dëshmitarit. I rrethuar nga forcat e repartit të mbrojtjes së dëshmitarëve (foto duke hyrë në gjykatë) ai është paraqitur në procesin gjyqësor për herë të parë pas marrjes së statusit. Ai pritet të dëshmojë duke hedhur dritë mbi skemat e vjedhjes së miliona lekëve nga arkat e CEZ-it. Në këtë seancë ai nuk dëshmoi për shkak se i pandehuri Kastriot Ismailaj, pretendoi se në kafazin tashmë me xham të blinduar ai s’mundej të dëgjonte asgjë që thuhej në sallë.

Gjykata pranoi të shtyjë seancën për të rregulluar sistemin audio në sallë, pasi në kushtet aktuale ishte i pamundur dëgjimi i palëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje