Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vizita e Sheshel në Kosovë, MPJ: Nëse vjen, do të arrestohet

Vizita e Sheshel në Kosovë, MPJ: Nëse vjen, do të arrestohet
April 12
10:09 2016

Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën për të marrë pjesë në një tubim të degës së partisë të tij në Mitrovicën e Veriut.

Pas këtij lajmërimi, ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Petrit Selimi, ka deklaruar se nëse Shesheli do të tentojë të hyjë në Kosovë, do të arrestohet, – raporton “Koha.net”.

Për të penguar hyrjen e tij në territorin e Republikës së Kosovës, ministri ka marrë një vendim që u është përcjellë të gjithë komandantëve dhe shefave të operativës në stacionet policore në veri të Mitrovicës.

Zv/komandanti i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka kërkuar nga komandantët dhe shefat e operativës në veri që të zbatojnë urdhrin për të ndaluar hyrjen e Sheshelit në Kosovë.

“Të nderuar komandantë dhe shefa të operativës,

Në vijim mund të gjeni vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

U drejtohet të gjithë pjesëtarëve të stacioneve policore në veri të Mitrovicës, që:

Në mënyrë strikte të zbatojnë urdhrin për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë, Vojisllav Sheshelit.

Zyrtarët e inteligjencës nga të gjitha stacionet të punojnë në mbledhjen e informacioneve në lidhje me informacionin e mësipërm dhe të njëjtat menjëherë t’i paraqesin pranë zinxhirit komandues.

Patrullat dhe njësitet e komunikacionit të shtojnë kontrollet ndaj rrugëve magjistrale dhe atyre dytësore për të zbatuar qëllimet operacionale.

Urdhri hyn në fuqi menjëherë”, – citohet në vendim.

Etiketimet
Shperndaje