Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vizat turistike për në SHBA, Ambasada ka disa këshilla për përfituesit

Vizat turistike për në SHBA, Ambasada ka disa këshilla për përfituesit
August 22
11:06 2019

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë këshillon të gjithë përfituesit e vizës turistike për në Amerikë, të zbatojnë si duhet rregullat gjatë udhëtimit.

Vizat turistike janë për një udhëtim të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, me të nuk mund të punosh apo të studiosh” – shkruhet në postimin e Ambasadës, në të cilin ftohen të gjithë përfituesit e vizës amerikane turistike të ngrenë pyetjet e tyre për cdo paqartësi.

Sigurohuni që të ndiqni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni për në Shtetet e Bashkuara. Nëse keni pyetje se çfarë lejohet ose jo me vizën tuaj, më pyesni mua! Është gjithmonë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj.- thuhet më tej në postim

Komento
Shperndaje