Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Viti i Skënderbeut, Rama: “Do të rehabilitojmë memorialin e heroit kombëtar!”

Viti i Skënderbeut, Rama: “Do të rehabilitojmë memorialin e heroit kombëtar!”
January 12
19:35 2018

Mesdite e sotme, në qytetin e Lezhës është mbajtur mbledhja e parë e qeverisë Rama për 2018-ën, e cila u fokusua në “Vitin e Skënderbeut”.

Në kuadër të kësaj, Rama është ndalur në memorialin e Gjergj Kastriotit, ku ka mbajtur edhe një fjalim.
Ndër të tjera, kryeministri është shprehur se ky memorial është shumë larg atij që të gjithë shpresojmë të jetë e për këtë do të ketë një projekt rehabilitimi.

“Nuk është temperatura optimale për të përballuar një fjalim timin, por dua të nënvizoj se në kuadër të vitit të Skënderbeut, se në çelje të këtij qëndrimi dy ditor në qarkun e Lezhës, është vendosur një program i plotë restaurimi i memorialit të heroit.”, – është shprehur Rama.

“Këtu memoriali kishte nevojë për ndërhyrjen, por edhe përreth ishte në një situatë skandaloze. Bashkë me Bashkinë e madhe të Lezhës do të kemi projekte për zhvillimin e hapësirës rurale”, – ka përfunduar kryeministri. /Blitz.al/

Shperndaje