Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Viti akademik 2016-2017, publikohet lista paraprake e fituesve

Viti akademik 2016-2017, publikohet lista paraprake e fituesve
September 06
11:14 2016

Universitetet publike kanë shpallur ditën e sotme fituesit për vitin e ri akademik 2016-2017. Prej ditës së sotme deri më 8 shtator, kandidatët kanë afat që të bëjnë ankimimin pranë universiteteve përkatëse nëse kanë pakënaqësi.

Disa prej fakulteteve kanë publikuar listat përfundimtare të kandidatëve fitues, përfshirë këtu Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ((Histori, Gazetari, Arkeologji), Fakultetit të Drejtësisë si dhe Fakultetit të Shkencave Sociale (Punë Sociale, Shkenca Politike, Filozofi), fituesit e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në Universitetin Politeknik dhe ata në Universitetin e Sporteve.

Lista paraprake e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Klikoni këtu

Lista paraprake e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (Universiteti Politeknik). Klikoni këtu

Lista paraprake e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave (Universiteti Politeknik). Klikoni këtu

Lista paraprake e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (Universiteti Politeknik). Klikoni këtu

Universiteti i Mjekësisë. Klikoni këtu

Gara të forta kanë qenë ato në Fakultetin e Drejtësisë, ku kanë aplikuar 6,800 kandidatë dhe kanë fituar 660 kandidatë, si dhe në Fakultetin e Arkitekturës ku kanë garuar gati 1.800 maturantë, por kanë fituar 121 prej tyre.

Për të parë nëse janë fitues, maturantët duhet të kenë barkodin identifikues. Pas publikimit të listës zyrtare nga Ministria e Arsimit, do të nisë menjëherë regjistrimi në universitete. Kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi, lejohet të regjistrohet vetëm në një program studimi ku është fitues. Referuar udhëzimit të MAS, kandidatët nuk kanë të drejtën të ndërrojnë degën ku regjistrohen, nëse do të duan të aplikojnë për kuotat bosh në raundin e dytë. /Blitz.al/

Shperndaje