Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Viti 2016, BE riatdhesoi 43 mijë shqiptarë. Kosova në vend të katërt

Viti 2016, BE riatdhesoi 43 mijë shqiptarë. Kosova në vend të katërt
July 26
14:05 2017

Përgjatë vitit të kaluar, nga vendet e Bashkimit Europian janë riatdhesuar në Shqipëri 42 mijë e 600 emigrantë.

Lajmi u bë publik nga Instituti Europian i Statistikave që lajmëroi se shqiptarët kryesojnë listën e kthimeve nga vendet e BE-së me një diferencë shumë të madhe nga vendet e tjera.

Në total, në vitin 2016 janë riatdhesuar 226 mijë refugjatë nga vendet jashtë BE-së dhe nga vendet e Lindjes së Mesme apo Irani, Iraku e Afganistani, si dhe vende të tjera afrikane.

Pas shqiptarëve, në vendin e dytë renditen emigrantët nga Ukraina me 22 mijë e 600 të kthyer.

Iraku mban vendin e tretë me 17 mijë e 100 emigrantë të riatdhesuar, ndërsa në vendin e katërt renditet një tjetër shtet shqiptar, Kosova, me mbi 13 mijë riatdhesime.

Të dhënat zyrtare tregojnë se shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë me ritme të larta drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, vetëm në tre vitet e fundit 2014-2016, në vendet e BE-së kanë hyrë mbi 118 mijë emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria.
Për shqiptarët që kërkojnë azil ekonomik ose politik në vendet e Bashkimit Europian është i pamundur pranimi, pasi vendi ynë cilësohet vend i sigurt dhe rastet e pranimit të shqiptarëve janë vetëm kur bëhet fjalë për situata e histori flagrante të shkeljes së të drejtave të njeriut. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje