Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Vinjolli” sekuestron 105 kg kanabis në Kurbin, pranga një 46-vjeçari

“Vinjolli” sekuestron 105 kg kanabis në Kurbin, pranga një 46-vjeçari
October 28
10:30 2016

Nga Anduena Llabani

Më datë 27.10.2016, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi: Qamil Hajdari, banues në Vinjoll – Kurbin.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.H. 46 vjeç, banues në Vinjoll Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Vinjoll Kurbin, në afërsi të banesës së tyre u konstatuan 2 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u gjetën 90 kg bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva në proces tharjeje, e cila u asgjësua me anë të djegies, si dhe 15 kg lëndë bimore narkotike Cannabis Sattiva e tharë dhe e gatshme për në treg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, në total 105 kg.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje