Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijon ngrica, veriu bllokohet nga bora. Probleme në juglindje

Vijon ngrica, veriu bllokohet nga bora. Probleme në juglindje
January 07
13:17 2017

Ndërkohë që ngrica ka kapluar vendin dhe pritet të shtohet edhe më tepër në ditët që pasojnë, reshjet e dëborës në shumë zona të vendit kanë sjellë bllokim të akseve.

Në disa zona gjatë natës temperaturat kanë shkuar në -15 gradë.

Policia ka raportuar se në një fshat të Pukës ka pasur një emergjencë mjekësore, por rruga është e bllokuar nga bora.

Autoriteti kombëtar i rrugëve bën me dije se akset Qafë Mali-Fierzë e Fushë Arrëz-Kukës, Tamarë-Vermosh e Tamarë-Salcë në Malësinë e Madhe  janë të bllokuar nga bora.

Në disa zona nuk ka energji elektrike.

Në akset e Qafës së Llogarasë dhe Qafën e Muzinës janë hedhur edhe skorje e kripë për të mos pasur probleme nga ngricat.

Edhe në juglindje, bora ka sjellë ngrica dhe rrugët e papastruara nga bora bëhen rrezik për qytetarët në zonat urbane, ndërkohë që në Korçë disa fshatra të thellë janë thuajse të bllokuar nga bora. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje