Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijon aksioni anti-kanabis, asgjësohen 3200 bimë narkotike në Krujë dhe 970 në Ishëm

Vijon aksioni anti-kanabis, asgjësohen 3200 bimë narkotike në Krujë dhe 970 në Ishëm
August 30
14:09 2016

Në kuadër të operacionit kundër kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë asgjësuar 3200 bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Gryke Shkallë”, dhe “Shtrati i Lumit Gjole”, Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 3200  bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga ana tjetër, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë asgjësuar 970 bimë narkotike të dyshuara të llojit “Cannabis sativa”. Lënda narkotike u gjet dhe asgjësua në vendin e quajtur “Perroi i bizes” dhe “Pylli I Bizes”.

Po hetohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje