Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijon “Akciza” në Shkodër, sekuestrohen sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë

Vijon “Akciza” në Shkodër, sekuestrohen sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë
October 28
10:43 2016

Nga Anduena Llabani

Në vijim të operacionit të djeshëm të koduar “AKCIZA” organizuar nga sektori për krimin ekonomik e financiar në DVP- Shkodër dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u arrit që:

Të sekuestrohen 5146 paketa cigaresh, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llamba kontrabandë si dhe të arrestohen 5 shtetas dhe 1 tjetër të shpallet në kërkim.

Si rezultat i veprimeve hetimore të mëtejshme për goditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme, më datë 27.10.2016 u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuar nga prokuroria për shtetasit:

* Ylli Rikaj, 44 vjeç, banues në Shkodër;

* Esad Kukaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe.

Këta shtetas dyshohen si autorë të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga Neni 172 i Kodit Penal.

Ju bëjmë me dije se vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të dyshuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje