Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijojnë protestat, aktivistët e gdhijnë te parku i liqenit

Vijojnë protestat, aktivistët e gdhijnë te parku i liqenit
March 17
10:42 2016

Një ditë pasi Bashkia e Tiranës nisi ndërtimin e parkut të lojërave pranë liqenit artificial, shoqëria civile ka paralajmëruar se do të çajë rrethimin. Aktivistët e kanë kaluar natën te parku i liqenit për të mos lejuar vijimin e ndërtimit, madje deklaruar se përfaqësues të firmës së ndërtimit kanë dhunuar tre protestues.
“Kemi që mbrëmjen e së mërkurës që jemi këtu. Përfaqësues të firmës na kanë dhunuar, e kemi filmuar ngjarjen. Është zgjeruar rrethimi i parkut të lojërave. Do të çajmë rrethimin kur të jemi më shumë”, – kanë thënë aktivistët. Ata kanë pohuar se u janë ofruar dyshekë e tenda nga PD-ja, por i kanë refuzuar.

Komento
Shperndaje