Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijojnë operacionet antikanabis në qarkun Gjirokastër

Vijojnë operacionet antikanabis në qarkun Gjirokastër
November 02
18:24 2016

Nga Anduena Llabani

Dy operacione të tjera janë zhvilluar gjatë ditës së sotme në Frashër të Përmetit dhe në Kurvelesh të Tepelenës. Operacionet janë organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë.

  • Në operacione janë angazhuar 75 forca policore.
  • Sekuestrohen 25 thasë me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg.
  • Evidentohen dy hangarë që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.
  • Asgjësohen me anë të djegies 2820 bimë narkotike në proces tharje.
  • Si dhe 970 bimë të kultivuara.
  • Shpallen në kërkim dy persona.

Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet.

Gjatë operacionit është evidentuar një hangar, brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 degë të bimëve narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg.

Nga ana e policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka mundur të largohet në pyll.

Operacioni i dytë u zhvillua në Njësinë Administrative Kurvelesh, në malin e fshatit Nivicë, ku u gjet një parcelë me 970 bimë të kultivuara dhe një hangar me 320 dega të bimëve narkotike të varura në proces tharje.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Tepelenës ka shpallur në kërkim shtetasin K.V., pasi ka mundur të largohet në mal.

Vijon puna për kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të këtyre veprave penale./Blitz.al/

1 2 2

Komento
Shperndaje