Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vijojnë debatet në parlament, Noka nuk lejon Ramën të flasë

Vijojnë debatet në parlament, Noka nuk lejon Ramën të flasë
November 17
13:41 2016

Incidenti i radhës në parlament – deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bllokuar foltoren e parlamentit dhe nuk ka lënë kryeministrin Rama të flasë pasi, sipas tij, ishte radha e Sali Berishës për të folur dhe jo e tij.

Situata ka vijuar për më tepër se 2 minuta e më pas drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj, ka shtyrë për 5 minuta seancën deri në gjetjen e një zgjidhjeje.

Më pas, Leskaj e ka paralajmëruar Nokën se nëse vijon të mbajë foltoren të bllokuar do të përjashtohet nga parlamenti.

Pak momente më parë, Edi Paloka tentoi të qëllojë ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kur ai ishte në foltore duke marrë fjalën, ndërkohë që deputetët e tjerë bllokuan foltoren për disa momente. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje