Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vihet alarmi në portet shqiptare! Priten dallgë 8 ballë dhe erëra të forta

Vihet alarmi në portet shqiptare! Priten dallgë 8 ballë dhe erëra të forta
January 26
11:36 2019

Vihet alarmi në portet shqiptare, njoftohen të gjitha mjetet e lundrimit se ditën e hënë priten erëra të stuhishme në det.

Syri.net raporton, drejtoria e Pergjithshme Detare sapo njoftoi pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Shqipërisë dhe hapësirën detare, që në datën 28 janar 2019, ditën e hënë, bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi jug-jugperendim dhe forcë deti 7-8, shkalla Boufort.

Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit ne mjete./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje