Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Thirrje nacionaliste në ceremoninë mortore të Kacifas: “Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton”

(Video)Thirrje nacionaliste në ceremoninë mortore të Kacifas: “Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton”
November 08
14:14 2018

Një flamur gjigand grek, himni grek dhe thirrjet nacionaliste: “Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”, kanë qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kostandis Kacifas, e cila po mbahet në fshatin Bularat.

Me mijëra njereëz kanë qenë pjesë e kortezhit që kanë përcjellë Kostandinos Kacifas për në banesën e fundit. Shumica e këtre njerëzve i përkasin minoritetit grek ose kanë ardhur sot nga shteti fqinj posaçërisht për të marrë pjesë në varrim. Arkivoli i 35 vjeçarit është lënë i hapur gjatë përcjelljes së tij për në meshën që do realizohet para varrimit, dhe trupi i tij ka qenë i mbuluar nga flamuri grek.

Thirrjet nacionaliste dhe shpalosja e flamurit gjigand grek kanë ndodhur në momentin që njerëzit ishin duke marshuar nga shtëpia e Kacifas për në kishën ku do të mbahet mesha përpara varrimit.

Ndërkohë policia bën me dije se në doganën e Kakavijës jo të gjithë shtetasit grekë që po udhëtonin drejt fshatit Bularat janë lënë të kalojë. Sipas Balkanweb, rreth 25 persona janë kther mbrapa deri tani, pasi atyre i janë gjetur simbole nacionaliste dhe besohet se do futeshin në Shqipëri për të shkaktuar trazira. Edhe pse shteti grek, që herët në mëngjes i ka bërë thirrje shtetasve të tyre për “vetëpërmbajtje”, varrimi i Kacifas u kthye në një paradë thirrjesh nacionaliste dhe kontestimesh.

Para fillimit të ceremonisë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i pranishëm në fshatin e të ndjerit ka bërë dhe një deklaratë për mediat e pranishme. Ai ka pranuar se aty ndodhet për të ndarë dhimbjen me familjarët e Kacifas por që insiston që e vërteta të dalë deri në fund. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje