Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videot e seksit, tragjedia e italianes që vrau veten

Videot e seksit, tragjedia e italianes që vrau veten
February 13
12:54 2017

Në prill të vitit 2015, italiania 31-vjeçare Tiziana Cantone nga Napoli shpërndau gabimisht në WhatsApp disa video seksi të regjistruara, të cilat u kthyen virale në rrjet.

Mes atyre që ua çoi ishte edhe i dashuri i saj, Sergio Di Palo, me të cilin kishte një lidhje të paqëndrueshme.

Videot tregonin atë duke bërë seks me një numër meshkujsh të paidentifikuar.

“Ishte e bukur, por e dobët. Qëndroi me personat e gabuar në kohën e gabuar”,- tha një mikesha e saj.

Videot u ngarkuan dhe u shpërndanë në një sërë sitesh online specifike për seksin.

Një fjali e Tizianës gjatë njërës prej videove ku ajo i thotë “Ok, më filmo”, njeriut me të cilin po bënte seks, bëri që videot të shpërndaheshin pa problem.

Pra, nëse ajo nuk e kishte problem të filmohej, nuk do të ishte problem as të shikohej.

Por imazhi i saj u shpërnda shumë shpejt edhe në trajtën e memeve në rrjete sociale nga italianët dhe askush nuk u shqetësua për imazhin e saj.

Pas këtyre videove të shpërndara, Tiziana u përpoq t’i fshinte ato, edhe me ndihmën e një avokati, por ndërkohë dëmi psikologjik ishte aq i lartë sa ajo nuk e përballoi dot atë që kishte ndodhur, duke kryer vetëvrasje.

Tiziana nuk mundi ta përballojë turpin nga kontakti me njerëzit në rrugë që e njihnin.

“Vajza ime ishte shumë e mirë dhe e ndjeshme. Ajo e ndjeu mungesën e të atit gjithë jetën, sepse nuk mundi ta takojë kurrë. Njerëzit filluan ta thërrisnin me epitete të rënda dhe të turpshme nga ajo që ndodhi, talleshin me të”,- tregon nëna e saj.

Ajo që ndodhi ka sjellë një sërë debatesh në shoqërinë italiane për videot që mund të shpërndahen online dhe privatësinë e atyre që i shpërndajnë.

Nëna e Tizianës tashmë shpreson se me emrin e të bijës të mos simbolizohet tallja, por rasti i saj të kthehet në një shembull të shpëtimit të femrave të tjera që mund të bien pre e këtyre videove, duke u shkatërruar jetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje