Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Video-skandali në Gjirokastër, gjithçka nisi nga një konflikt prone. Vjehrra akuzonte denoncuesen se e dhunonte

Video-skandali në Gjirokastër, gjithçka nisi nga një konflikt prone. Vjehrra akuzonte denoncuesen se e dhunonte
October 28
11:46 2016

Publikimi i një bisede mes një qytetareje nga Gjirokastra dhe kryetarit të gjykatës në këtë qytet, ku ky i fundit i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor, tronditi opinionin publik.

Vetëm disa orë pas publikimit të tij, rikthehet në vëmendje edhe konflikti i pronës që u trajtua edhe në “Shihemi në gjyq” në muajin prill të këtij viti. Gruaja që denoncoi kryetarin e Gjykatës së Lartë ishte në proces gjyqësor me vjehrrën e saj për një vilë 3-katëshe në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë emisionit, vjehrra e denoncueses R. I., Merushe, shprehej se pavarësisht se kishte në pronësi vilën, detyrohej të flinte në garazh për shkak se ish-bashkëshortja e të birit ia kishte marrë banesën me një vendim të papritur të Gjykatës së Apelit pavarësisht se Merushja i kishte fituar gjyqet e Shkallës së Parë dhe Shkallës së Dytë.

Ajo ka akuzuar shtetasen R. I. edhe se e ka dhunuar. Sipas saj, ish-bashkëshortja e të birit kishte marrë kredi në bankë, të cilën s’e paguante duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka.

“Kam marrë edhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit. Dhe në kohën kur do të merrte vendimin për të dalë jashtë, vajti më hapi gjyq në Apel dhe brenda ditës u bë gjyqi. Nuk më pyeti njeri mua, më lanë përjashta”,- është shprehur ajo ndër të tjera. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje