Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Videoskandali, babai i 3-vjeçarit: Godiste kokën me grushte. Nuk është i vetmi i dhunuar

June 21
21:19 2016

Një ditë më parë, emisioni investigativ “Stop” bëri publike dhunën  e ushtruar ndaj një 3-vjeçari nga administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani. Ishte babai i fëmijës ai që kërkoi ndihmë për ta bërë publik këtë rast të rëndë. Në një tjetër deklaratë të tij, ai bën me dije se rasti i të birit nuk është i vetmi, pasi më tepër se katër fëmijë, vajza e djem, kanë rënë pre e dhunës së të akuzuarës.

Ai bën gjithashtu të ditur se ditën kur ka ndodhur ngjarja e filmuar nga “Stop”, fëmija ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike. 3-vjeçari ka qarë gjatë gjithë kohës dhe është ngritur në mesnatë, duke goditur veten me grushte. Ky episod i dhimbshëm është filmuar nga babai, i cili e ka vënë regjistrimin në dispozicion të emisionit investigativ.

“Fëmija ime ka përjetuar diçka të rëndë. Kam ardhur të denoncoj edhe një herë tjetër pasojat që ka lënë ajo dhunë e ushtruar.

Po ulërinte dhe godiste kokën, duke manifestuar dhunën që ka përjetuar. Ndihem fajtor vetëm që e kam çuar në atë kopsht. U bëj thirrje prindërve që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në kopshte jo të sigurta”, – është shprehur ndër të tjera ai.


Komento
Etiketimet
Shperndaje