Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Qytetari mungon në mbledhjen e partisë, ministri Beqaj e shkarkon nga puna me anë të telefonit

(Video) Qytetari mungon në mbledhjen e partisë, ministri Beqaj e shkarkon nga puna me anë të telefonit
November 16
21:04 2016

Në emisionin “Stop” ka pasur një ankesë nga një qytetar nga Tropoja, i cili ka qenë drejtor në degën e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor në Tropojë dhe është pushuar nga puna.

Ai nuk ka pasur asnjë vërejtje apo masë disiplinore, por arsyeja që Çlirim Hardarmataj është shkarkuar nga puna  është sepse nuk ka shkuar në mbledhjen e Partisë Socialiste në Tropojë.

Përpara se të pushohej nga puna, ministri  i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kontaktuar  me Çlirimin dhe i ka kërkuar arsyen që nuk është paraqitur në mbledhje, madje i ka thënë se duhej të njoftonte vetë atë për mungesën e tij.

Ministri i Shëndetësisë i është drejtuar qytetarit me një ton të ashpër, duke i treguar se ai duhej ta lajmëronte dhe madje atij i vinte keq. Më pas në fund të kësaj bisede ministri Beqaj i thotë: “Të uroj suksese në jetë” duke i nënkuptuar pushimin nga puna./Blitz.al/

Komento
Shperndaje