Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Policia Rrugore në 24 orë: 2102 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

(Video) Policia Rrugore në 24 orë: 2102 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit
September 17
13:56 2016

Nga Anduena Llabani

740 qytetarë të ndëshkuar gjatë 24 orëve të fundit me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit. Vijon puna nga Policia Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin me rigorozitet të nenit 170 të Kodit Rrugor ku po aplikohen masat e reja administrative që parashikon ky nen i Kodit Rrugor, por jo vetëm për këtë nen por për të gjitha shkeljet dhe konkretisht:

Gjatë ditës së djeshme, datë 16.09.2016, janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.102 masa administrative.

Janë arrestuar 2 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar gjithsej 108 leje drejtimi, nga këto 17 për alkool, 80 për shpejtësi dhe 11 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 53 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

44 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Si dhe 266 masa administrative për shpejtësi.

Si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170, por për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./Blitz.al/

Shperndaje