Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

(Video)Momenti kur Alvin takohet me familjen, babai i puth duart, motrat e përkedhelin!

(Video)Momenti kur Alvin takohet me familjen, babai i puth duart, motrat e përkedhelin!
November 08
10:28 2019

Merr fund vuajtja e familjes Berisha pasi mëngjesin e ditës së sotme Alvin ka mbërritur në Itali.

Alvin më në fund është larguar nga Siria dhe ka mbërritur në Romë ku e kanë pritur babai i tij Afrim Berisha dhe dy motrat 16 dhe 17 vjeçe.

Në videon e publikuar nga Kryqi i Kuq italian, Alvin shihet në aeroport i ulur pranë motrave, ndërsa babai i puth duart. Motrat shihen të përlotura ndërsa  përkëdhelin vëllain e tyre që nuk e shihnin prej 5 vitesh dhe deri dy ditë më parë nuk e dinin a do ta shihnin më.

Para dy netësh 11-vjeçari shqiptar u transportua në Damask, ndërsa ditën e djeshme në ambasadën italiane në Liban dhe sot u bashkua me familjen në Romë. Operacioni për shpëtimin e Alvinit  u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta.

Historia e tij e trishtë nis që në moshën 6-vjeçare, kur e ëma braktisi familjen dhe e mori me vete në Siri, mes luftës dhe pasigurisë. Tragjedia do të bëhej edhe më e madhe, kur e ëma do të humbiste jetën së bashku me bashkëshortin e saj. Kur Alvini do të mbeste i vetëm, përpjekjet e të atit që të bëheshin edhe më të mëdha, që të mbërrinte në gjurmët e tij. Në emisionin “Le Iene”, babë e bir u takuan mes lotësh për t’u larguar sërish deri sa më në fund u arrit bashkimi i Alvit me familjen.

 

Share