Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Video/Kur Taulant Balla të shkel syrin: Partia Demokratike publikon videon nga takimi i deputetit me presidenten kroate!

Video/Kur Taulant Balla të shkel syrin: Partia Demokratike publikon videon nga takimi i deputetit me presidenten kroate!
July 19
16:05 2018

Ditën e sotme, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç ka vizituar për herë të parë vendin tonë nën rolin e lideres së Kroacisë.

Ajo ka mbajtur edhe një fjalim përballë deputetëve shqiptarë në Kuvend, ku ka falenderuar popullin shqiptare për kontributin dhe ndihmën e tyre ndaj popullit kroat.

Kitaroviç u prezantua edhe me disa prej krerëve të grupeve parlamentarë, ku fillimisht u ndal me Edmond Spahon, Taulant Ballën e më pas me Lulzim Bashën dhe me Kryemadhin e Luan Ramës.

Koordinatorja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi ka shkëputur një moment nga takimi i presidentes me Ballën, ku ky i fundit i shkel syrin në shenjë përshëndetje.

“Kurt ë shkel syrin ‘Toyota Yaris, integrimit vëri vizën”, – shkruan Bardhi. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje