Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Gjyqi i Frrokut, dy policë belgë dëshmojnë në sallë për vrasjen e ’99-s

(Video) Gjyqi i Frrokut, dy policë belgë dëshmojnë në sallë për vrasjen e ’99-s
November 15
15:57 2016

Nga Anduena Llabani

Dy oficerët e policisë gjyqësore belge po dëshmojnë në procesin penal të hapur ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i akuzuar për vrasje. Të thirrur me insistim nga akuza, Steven Deneste dhe Josef Overdin kanë rrëfyer në një seancë me dyer të mbyllura gjithçka dinë për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999, në Belgjikë, vrasje për të cilën prokuroria shqiptare dhe ajo belge akuzojnë Mark Frrokun.

Për shkak të sigurisë së dëshmisë së dy oficerëve belgë, gjykata mori vendimin që dëshmia e tyre të merret në konfidencialitet të plotë, duke mos lejuar në sallë as gazetarë dhe as familjarë të palëve në këtë gjykim.

Deponimet e dy oficerëve janë prova me e fortë e akuzës, pasi asnjë nga dëshmitarët e thirrur deri tani në këtë proces nuk ka fajësuar Mark Frrokun për vrasje. Ndaj Mark Frrokut është ngritur edhe akuza për pastrim parash dhe ndërtim të paligjshëm./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje