Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Elvis Roshi dëshmon në prokurori për deklarimin e pasurisë

(Video) Elvis Roshi dëshmon në prokurori për deklarimin e pasurisë
November 01
16:22 2016

Nga Anduena Llabani

Një javë pasi Gjykata e Lartë vendosi t`i ndryshojë masën e sigurisë, nga “arrest shtëpie” në atë të “detyrimit me paraqitje” Elvis Roshi merret për herë të parë në pyetje nga organi i akuzës.

Për më shumë se 30 minuta, kryetari në detyrë në Bashkinë e Kavajës, Elvis Rroshi, nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës, u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Enklid Gjini, duke pohuar se u qëndron të gjitha deklaratave publike të dhëna pas nisjes së hetimeve për shkelje të ligjit të dekriminalizimit.
Ai ka mohuar faktin të ketë falsifikuar dokumente që kanë të bëjnë me pastërtinë e figurës, duke kërkuar nga prokurorët t`i paraqesin të gjitha dokumentet e dërguara nga vendet ku thuhet se ai ka pasur probleme me drejtësinë.

Theodhori Sollaku (avokati mbrojtës): “Është një marrje në pyetje pas 5 muajve e Roshit. Është situata që ka qenë në fillim dhe jemi në pritje të letërporosive që do të vijnë nga vendet e tjera”.

Prokuroria pretendon se kryebashkiaku i Kavajës nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të 1995-s në Campobasso, nuk ka deklaruar dëbimin nga Italia dhe Zvicra, si edhe nuk ka deklaruar se është arrestuar në vitin 1997 me urdhër të Gjykatës së Zyrihut.
Mbi këto argumente, prokuroria kërkoi arrestimin e tij, duke marrë nga gjykatat e dy shkallëve arrestin shtëpiak, ndërkohë që Gjykata e Lartë e urdhëroi kreun e Bashkisë së Kavajës që të paraqitet të hënën e parë të çdo muaji pranë akuzës./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje