Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video)Dikur Donald Trump duartrokiste fjalimin e Michelle Obama-s, sot Melania Trump ia ka kopjuar!

(Video)Dikur Donald Trump duartrokiste fjalimin e Michelle Obama-s, sot Melania Trump ia ka kopjuar!
July 19
10:37 2016

Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit për President të SHBA-së, Donald Trump ka pasur një nga ditët më të rëndësishme të jetës sepse i duhej të mbante një fjalim përpara gjithë përkrahësve të bashkëshortit të saj në garë.

Mirëpo ajo që është vënë re nga gazetari Jarret Hill është se një pjesë e mirë e fjalimit të Melania Trump është kopjuar tekstualisht nga fjalimi i Michelle Obama-s në vitin 2012 kur ajo qëndronte përkrah bashkëshortit të saj Barack Obama për të mbështetur kandidaturën e tij.

Ajo çka është zbuluar më pas nga mediat është fakti se kur Michelle Obama ka qenë duke realizuar fjalimin që iu kopjua nga Melania, Donald Trump ka shprehur lavdërimet e tij në Twitter duke thënë se fjalimi i Zonjës së Parë ishte me të vërtet i mrekullueshëm dhe se elektorati demokrat duhet të jenë krenarë për të.

Thënë këtë, fjalimi i Michelle Obama nuk ka qenë i padëgjuar nga çifti Trump e aq më tepër nga një skuadër e gjitha se thuhet se ka punuar për të realizuar siç duhet fjalimin e Melania-s. Interesant është edhe fakti se fragmentet që Melania ka kopjuar janë pikërisht ato pjesë kur Michelle flet për fëmijët e saj dhe të ardhmen e fëmijëve amerikanë, pra momente këto tejet personale.

Nuk mund të themi ende nëse kjo ka qenë një ‘gafë’ e kampit të Trump apo është bërë me dashje por ajo çka mund të themi është se ndjekësit në rrjete sociale kanë ‘shpërthyer’ me komente negative dhe tallëse kundrejt Melania Turmp.

Më poshtë ndiqni video-n ku duken qartazi fragmentet e kopjuara:

Shperndaje