Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Zjarri masiv në Korcë, përfshihen nga flakët dy automjete, një pikë karburanti dhe një restorant

(Video) Zjarri masiv në Korcë, përfshihen nga flakët dy automjete, një pikë karburanti dhe një restorant
November 07
14:19 2018

Një ngjarje aksidentale është bërë shkak që flakët e zjarrit të përfshijnë dy automjete, një pikë karburanti jofunksionale, një restorant dhe një pikë bastesh në fshatin Velitërnë të Korçës.

Sipas të dhënave drejtuesi i një kamioni, i cili udhëtontë drejt kryeqytetit, ka përfituar nga hapsira e karburantit jashtë shërbimit për të pushuar. Sipas Opinion.al, ai ka parkuar kamionin në afërsi të pompave të karburantit dhe ka ndezuar sistemin e ngrohjes para se të flinte por kjo gjë ka bërë që mjeti i transportit të përfshihet nga flakët.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur pompat e paisjet e tjera të karburantit, gjithashtu kanë dëmtuar dhe ambientet e një lokali që përdorej për dasma dhe një pike bastesh. Edhe një automjet tjetër që ishte pranë kamionit është përfshirë nga flakët ndërkohë që dhe vjetë drejtuesi i mjetit është dëmtuar.

Policia po vazhdon të hetojë ngjarjen por nisur nga këto të dhëna mendohet se do ti qëndrojnë versionit të aksidentit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje