Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Zhdukja e dinozaurëve, rikrijimi i momentit kur Toka goditet nga asteroidi gjigant

(VIDEO) Zhdukja e dinozaurëve, rikrijimi i momentit kur Toka goditet nga asteroidi gjigant
May 15
11:27 2017

Dinozaurët u shkatërruan nga përplasja e asteroideve gjigante miliona vjet më parë.

Goditja e asteroideve pati një efekt shkatërrues në Tokë. Por në bazë të një studimi të fundit të shkencëtarëve, nëse asteroidi do të përplasej 30 sekonda më herët apo 30 sekonda më vonë, dinozaurët do të kishin mbijetuar dhe specia e tyre me shumë gjasa do të jetonte ende edhe sot.

Një dokumentar i BBC-së ka treguar se si 66 milionë vjet më parë, 24 milje nga Gadishulli Jukatan në Meksikë, një asteroid ka shkaktuar një krater 111 milje të gjerë dhe 20 milje të thellë.

Sipas shkencëtarëve, shkëmbi që goditi Tokën ishte i mbushur me sulfur.

Nga goditja, një valë e madhe rëre krijoi një efekt katastrofik vullkani, që me kalimin e ditëve bllokoi diellin dhe krijoi një valë të ftohti për 1 dekadë duke shkatërruar pjesën më të madhe të jetës.

Ata dinozaurë që nuk u shkatërruan nga vullkani, ngordhën vitet e ardhshme nga vala e madhe e të ftohtit.

Në bazë të përllogaritjeve, nëse asteroidi do të kishte goditur disa sekonda më herët ose më vonë ai do të binte në oqean dhe efekti nuk do të kishte qenë aq i madh.

Studimi është bërë nga Universiteti i Teksasit në SHBA.

Ndiqni dokumentarin që tregon më së miri atë që ka ndodhur me efekte të krijuara. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje