Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Zbatohen masat e sigurisë, arrestohen 4 drejtues mjetesh dhe pezullohen 35 leje drejtimi

(Video) Zbatohen masat e sigurisë, arrestohen 4 drejtues mjetesh dhe pezullohen 35 leje drejtimi
November 04
14:40 2016

Policia rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, vijon punën për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Masa që konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta:

  • 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur;
  • 2 drejtues mjeti pa leje drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat:

  • 6 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit;
  • 21 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara;
  • 8 për semafor e shkelje të tjera.
  • Janë vendosur 177 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 243 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara;
  • 44 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 46 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
  • 1.112 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vazhdojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore./Blitz.al/

Komento
Shperndaje