Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vlorë, arrestohet një shtetas, transportonte lëndë narkotike

(Video) Vlorë, arrestohet një shtetas, transportonte lëndë narkotike
October 28
09:47 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohet në flagrancë shtetasi Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnjë, banues në Dhërmi.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe u është dhënë urdhër shtetasve (dy) që të ndalonin mjetin, por personat nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë. Gjatë ndjekjes nga policia, dy shtetasit kanë braktisur mjetin duke u larguar me shpejtësi, por policia ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Kleant Xhaka (në hyrje të pyllit) ndërsa shtetasi tjetër (i identifikuar nga policia) ka mundur të largohet me vrap duke përfituar nga terreni i vështirë.

Nga kontrolli që i është bërë automjetit tip Fuoristradë-Toyota me targë N856JLY, është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 75 kg (kilogramë) e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë, qese plastike të zeza, si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve./Blitz.al/

Komento
Shperndaje