Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Vjedhja spektakolare e “skifterëve” shqiptarë në Milano

(VIDEO) Vjedhja spektakolare e “skifterëve” shqiptarë në Milano
February 14
10:37 2017

3 shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen për vjedhje në disa banesa.

Portali online Milano Today ka publikuar edhe videon ku shqiptarët duken duke vjedhur një shtëpi në këtë qytet.

Kjo media shkruan se 3 shqiptarët e arrestuar janë të rinj të moshave nga 21 në 27 vjeç, të cilët sendet e vjedhura i kishin mbledhur  në një dhomë hoteli, ku karabinierët gjetën 5 mijë €, 6 mijë $, si dhe dhjetëra sende të vjedhura, si ora, varëse floriri, çanta të shtrenjta etj.

Karabinierët arritën t’i prangosin të rinjtë pas një vjedhjeje që ata kryen më 6 shkurt të këtij viti, e fundit ndër vjedhjet që ata kishin kryer.

Në këto arrestime ndihmoi një grup i hapur në Whatsapp ku disa prej shqiptarëve flisnin shpesh e ku disa herë ata kanë treguar disa sende të tyre që kanë hedhur dyshime në anëtarët e tjerë të grupit.

Në videon e shpërndarë në Facebook kanë vërshuar një sërë komentesh fyese ndaj shqiptarëve, ku shumë italianë kërkojnë një qeveri të djathtë ekstreme, modeli i Trump-it, që të dëbojë të huajt të cilët kryejnë këto krime. /Blitz.al/

Shperndaje