Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Viti 2017! Rrugët në Shqipëri kalohen ende në këtë mënyrë

(VIDEO) Viti 2017! Rrugët në Shqipëri kalohen ende në këtë mënyrë
August 12
18:17 2017

Muajt e verës njihen për numrin e lartë të aksidenteve që sjellin me vete. Kjo edhe për faktin se shumë qytetarë lëvizin për pushimet e tyre brenda apo jashtë vendit.

Por është tragjike dhe komike njëkohësisht të mendosh se “autostradat” tona të pakta, që në fakt nuk janë të tilla, kalohen ende në mënyrë primitive nga banorët e zonave pranë tyre.

Një ngjarje e ngjashme është filmuar në autostradën Tiranë-Durrës ku duken një çift të moshuarish që tentojnë të kalojnë rrugën e bllokuar nga strukturat e betonit në mes.

E ndërsa burri ka kaluar, për gruan është disi më e vështirë. Ndiqni videon.

Shperndaje