Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Veliaj ngre flamurin në Tiranë: “Vitin tjetër do të festojmë në sheshin më të bukur të rajonit”

(Video) Veliaj ngre flamurin në Tiranë: “Vitin tjetër do të festojmë në sheshin më të bukur të rajonit”
November 28
10:55 2016

Ka përfunduar ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë nga kryebashkiaku Erion Veliaj për 104-vjetorin e Pavarësisë.

Është viti i dytë radhazi që bëhet gjesti simbolik i ngritjes së flamurit nga Erion Veliaj. Në shesh ishin mbledhur shumë qytetarë dhe në fund të ceremonisë u ngritën lart tullumbacet me ngjyrat kuq e zi.

Fjalimi i plotë i kryebashkiakut ishte: “Gëzuar festën gjithë qytetarëve të Tiranës, gjithë qytetarëve të Shqipërisë! Është një ditë e bekuar. 104 vite pavarësi janë një histori suksesi. Gëzuar, begati, ndryshe nga 104 vjet më parë kur luftonim me armë, sot na duhet të punojmë. Akti më i madh patriotik, t’i lëmë fjalët dhe të fokusohemi te puna. Hera e parë që ceremonia e flamurit ndodh në një kantier. Vitin tjetër ne do ta festojmë në një shesh, që do të jetë më i bukuri i trevave tonë dhe ndoshta edhe në rajon”, – ka përfunduar ai.

Ndërkohë, në llogarinë e tij në Facebook, Erion Veliaj ka publikuar të gjithë videon e ceremonisë:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje