Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vazhdon saga e vrasjeve në Tiranë edhe pas vdekjes së Elton Çiços

(Video) Vazhdon saga e vrasjeve në Tiranë edhe pas vdekjes së Elton Çiços
October 28
17:49 2016

Nga Anduena Llabani

Ekzekutimet në emër të hakmarrjes dhe pazareve të pambyllura, vijojnë të tronditin kryeqytetin. Atentate të porositura nga vrasës me pagesë në mes të rrugës dhe në vende të mbipopulluara, në prani të shumë dëshmitarëve, janë kthyer tashmë në krime që mbeten pa autor.

Saga e vrasjeve në Tiranë, për çështje që lidhen me pazare droge dhe trafiqesh të tjera, vazhdon.

Pak orë pas një atentati të dështuar, policia zbulon të tjera detaje. Objekt i atentatit është Andi Mustafaraj dhe arsyeja e ekzekutimit të tij është miqësia me një eksponent të njohur të krimit, Elton Çiço.

Për vrasjen e tij, policia ka shpallur në kërkim Renato Milloshin dhe Jani Aliajn. Çiço u ekzekutua po në lokalin “De Niro”, me një plumb në kokë.
Në momentin e ngjarjes, Mustafaraj ka qenë i ulur në një lokal, kur një person i paidentifikuar i është afruar dhe e ka qëlluar tre herë me armë. Dy prej plumbave e kanë prekur njëri në krah e tjetri në shpatull. Personat e paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja ndërkohë që  30-vjeçari është dërguar i plagosur në spital.

 Një tjetër atentat ka ndodhur më 21 gusht, ku është plagosur 34- vjeçari Nidlert Pata, që sipas hetimeve policia zbuloi se ai kishte bashkëpunuar për kryerjen e vrasjes së Çiços. Zanafilla e këtyre ngjarjeve është grabitja dhe dhunimi e prindërve të Çiços në Tepelenë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje