Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Vajza 4-vjeçare kthehet në shtëpi pasi ishte rrëmbyer prej tri ditësh

(Video) Vajza 4-vjeçare kthehet në shtëpi pasi ishte rrëmbyer prej tri ditësh
October 12
14:01 2016

Një vajzë 4-vjeçare u ribashkua me familjen e saj pasi ishte rrëmbyer në Florida nga shtëpia e saj.

Ky ka qenë një moment emocionues dhe lehtësues për të gjithë familjen, pasi Rebecca ka qëndruar larg prindërve për tri ditë. Shumë lot gëzimi dhe çlirimi u derdhën në aeroportin e Floridas kur babai më në fund u bashkua me vajzën e tij 4-vjeçare. Policia e gjeti Rebecca Lewis, vajzën e vogël, në Tenesi ditën e hënë. Wild West Hogs, i dyshuari për rrëmbimin e vogëlushes, u arrestua nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Hogs ishte një mik i familjes Lewis. Ai nuk e kishte parë vajzën që prej dy vitesh. Më parë Hogs kishte jetuar me këtë familje, por ata e kishin përzënë pasi  një ditë ai u drejtoi një armë dhe i kërcënoi. Policia e gjeti Rebbeca-n ditën e hënë pas një telefonate nga një spital në Memphis. Një infermiere e kishte njohur fëmijën dhe rrëmbyesin. Policia e kërkoi vogëlushen në tri shtete dhe gjithçka ka arritur të përfundojë me sukses. Rrëmbyesi nuk e kishte lënduar Rebecca-n.

Ai e kishte rrëmbyer në mesnatë. Fatmirësisht vogëlushja u bashkua me familjen dhe është shëndoshë e mirë./Blitz.al/


Shperndaje