Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) U vra për një karikues, prindërit e Marvit përplasen në gjyq me prindërit e autorit

(Video) U vra për një karikues, prindërit e Marvit përplasen në gjyq me prindërit e autorit
November 13
16:15 2018

22-vjeçari Marvi Mihali humbi jetën pasi u vra për një karikues . Prindërit e të ndjerit janë përplasur verbalisht ditën e sotme me babanë e autorit Devis Bitraj. Ngjarja ka ndodhur në përfundim të seances gjyqesore dhe ka qenë policia që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën nga pamjet e siguruara nga Fox Web.

Studenti 22 vjeçar Marvi Mihali u vra më datë 31 korrik 2017. Ai ishte djali i ish-sportistit të njohur Pavllo Mihali dhe mësueses së anglishtes, Mira Mihali, të cilët po përjetojnë dramën më të madhe. Pamjet e kamerave te sigurise tregojnë për një plan mirë të organizuar nga grupi kriminal i të rinjëve. Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla, Kridens Alla dhe shumë tjetër kishin rrethuar zonën, për ti bërë pritë bashkëmoshatarëve të tyre, Armend Haxhiut, Xhoslin Shatës, Marvi Mihalit.

Një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmit, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, në një lokal në zonën e Tiranes se Re per sherrin banal për një karikues telefoni. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje