Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) U bllokuan në Kanioni e Gjipesë, shpëtohen turistët gjermanë

(Video) U bllokuan në Kanioni e Gjipesë, shpëtohen turistët gjermanë
July 17
12:47 2019

Policia e Himarës ka ndihmuar dy turiste gjermane, të cilat kishin humbur rrugën, e për pasojë ishin bllokuar në Kanionin e Gjipesë.

Policia njofton se turistet kishin ngelur të bllokuara dhe në vështirësi, teksa kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të zonave malore pranë plazhit, mbrëmjen e kaluar.

Menjëherë në kërkim të tyre janë vënë forcat e rendit, të cilët kanë arritur t’i gjejnë pas tre orësh kërkime, në një terren shumë të vështirë të kanionit dhe fatmirësisht pa asnjë lëndim.

Njoftimi i plotë policisë:

Policia u vjen në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kishin humbur rrugën në Kanionin e Gjipesë, Himarë.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre.

Pas 3 orë kërkimesh, gjithashtu nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.” /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Komento
Shperndaje